Në Vërmicë të Kosovës, si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit) mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore, janë kapur rreth 9 kg kokainë.
Droga u kap në një makinë tip “Peguot” me targa shqiptare dhe në prnafa kanë rënë dy personat që udhëtonin me të, për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ajo që bie në sy është droga e paketuar me qese nën logon e markës “Dior”, njësoj si ngarkesa që u kap në qershor në Durrës.
Kjo mund të jetë një ngarkesë që i ka shpëtuar autoriteteve në portin e Durrësit.
Kujtojmë se kohët e fundit në Portin e Durrësit janë kapur shumë ngarkesa me drogë që vijnë nga Euadori me destinacion Shqipërinë për t’u shpërndarë më pas në vendet e BE-së./albeu.com