I dogji makinën 32-vjeçares pas një sherri me të, arrestohet korçari

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe.

Gjithashtu është prceduar penalishy një 54-vjeçar pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, në zonën e Vithkuqit.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./albeu.com


Shtuar 6.07.2021 13:38