I dërgonte para çdo muaj nga Gjermania, kjo është Diana e cila u vra nga vëllai në Shkodër

Gruaja në foto është Diana Vuka e cila u gjet e vdekur në banesë në Shkodër, në dhomën e gjumit ku flinte. Fabian Vuka i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka qëlluar me pistoletë me silenciator të motrën pas një diskutimi.

Motra e tij e cila ishte edhe shtetase gjermane e ndihmonte vëllain e saj duke i dërguar nga 300 euro çdo muaj për ta ndihmuar. Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur me pushime në Shkodër, teksa po merrej me arredimin e shtëpisë së saj në Velipojë. 55 vjeçari ka kërkuar nga motra që ti jepte atij lekët se nuk ishte dakor me mobiljet që do blinin.

Ai dyshohej se kishte problem me bixhozin dhe motrën e tij dyshohet se e ka vrarë ditën e premte dhe e ka mbajtur të vdekur në shtëpi.

Pas vrasjes mbrëmjen e së dielës Fabian Vuka nën efektin e alkolit ka dale në lagje duke thënë se: “Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Një shoqe e Diana Vikës ka telefonuar policinë pasi ishte e shqetësuar për të. Pas denoncimit policia ka vajtur në banesë dhe ka gjetur në dhomën e gjumit të vdekur Diana Vukaj.


Shtuar 7.06.2021 11:01