Skuadra kampione e Francës në bisedime me Ranierin

Kampionët e Francës, Lille janë në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Lille thuhet se janë në bisedime me Ranierin, i cili mund të zëvendësojë Christophe Galtier te kampionët e Ligue I.

Lille po kërkojnë një emër të madh, me përvojë për postin e trajnerit, dhe po e shohin Ranierin si njeriun e duhur.

Të dy palët nuk kanë arritur ende ndonjë marrëveshje, por janë në bisedime dhe një gjë e tillë mund të ndodh në ditët e ardhshme.

69- vjeçari, sezonin e kaluar ishte trajner i Sampdorias në Serie A.


Shtuar 7.06.2021 11:03