Humbi jetën bashkë me djalin në aksidentin tragjik, të afërmit mesazhe prekëse: Na e thave shpirtin

Ditën e sotme kanë humbur jetën në një aksident te “Rruga e Kombit” babë e bir. Viktimat janë Shkurt Prenga 33-vjeç dhe djali i tij i mitur 3 vjeç.

Në rrjete sociale ka shumë mesazhe për Shkurt Prengën që humbi jetën në lule të rinisë së bashku me djalin e tij që akoma nuk kishte nisur jetën.

“Na e thave shpirtin mo kushe. Të qoftë dheu i lehtë”.

“Humbje shumë e madhe dhe e dhimbshme për të gjithë. Të qoftë dheu i lehtë shoku”.

“E pabesueshme. Qofsh i parajsës shoku im Shkurt Prenga  bashkë me djalin tënd. Zoti i forcoftë familjen tënde. Pa fjalë dhe me dhimbje të madhe”.

“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga . Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte. Qofshi mirë me Zotin, Ngushëllime Familjes”, ishin disa nga mesazhet.

Nga ana tjetër gruaja e tij, Fabiona Prenga 26 vjeç ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit tip “Benz ” shtetasi Arlind Mihaj, rreth 26 vjeç, është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e sotme. Në aksident u përfshinë 3 mjete, njëri prej të cilëve u përfshi nga flakët dhe u dogj i gjithi./albeu.com

 

 


Shtuar 27.12.2021 21:24