EMRI/ Shkon në dy numri i viktimave në aksident, ndërron jetë dhe i ati i 3-vjeçarit (FOTO LAJM)

Numri i viktima në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ka shkuar në dy. Pas fëmijës 3 vjeç, ka ndërruar jetë dhe i ati i tij, Shkurt Prenga nga Lezha, 33 vjeç, i cili ndodhej në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, burime për albeu.com bëjnë me dije se gruaja e tij ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes. Gjithashtu dhe drejtuesi i Benzit është në Tiranë dhe po i nënshtrohet gjithashtu ndërhyrjes.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e sotme, ku tre mjete u përplasen fort me njëri-tjetrin. Njëri nga mjetet u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht.

Viktimat e aksidentit

Njoftimi i policisë:

Milot

Në vijim të informacionit paraprak ju bëjmë me dije se automjeti tip “Opel” ku humbi jetën i mituri 3-vjecar, drejtohej nga shtetasi Sh.P.,33 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë i cili ka ndërruar jetë, si dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë bashkëshortja e tij shtetasja F.P., 26 vjeç.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit tip “Benz ” shtetasi A.M., është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rëndë./albeu.com


Shtuar 27.12.2021 17:50