Humb kontrollin e motorit dhe përplaset me shtyllën e tensionit, humb jetën 30-vjeçari në Kamëz

Një aksident ka ndodhur sot në Kamëz. Shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.01.2022 14:22

Tags: