Dashi
Nuk jeni mësuar që marrëdhënia juaj të jetë e mërzitshme. Bëni diçka për këtë. Beqarët janë plot energji dhe gati për njohje të reja. Shëndeti paraqitet shumë mirë. Në punë kini kujdes. Mos dilni jashtë kornizave.
Demi
Çiftet do të kalojnë një kohë fantastike më njëri-tjetrin. Për ata që nuk janë në lidhje sot mund të jetë mundësia që statusi juaj të ndryshojë. Shëndeti mund të kërkoj pak më shumë kujdes. Aspekti profesional duket se ka një ecuri të mirë.
Binjakët
Po planifikoni projekte të bukura por si fillim sigurohuni që partneri t’iu mbështesë. Beqarët po kërkojnë vetëm adrenalinë dhe asgjë serioze. Shëndeti është në gjendje tepër të mirë. Nxirrni më shumë në pah aftësitë tuaja profesionale.
Gaforrja
Partneri që keni është ai që do të donit gjithë jetën. Beqarët nuk dëshirojnë të jenë vetëm por gjithashtu nuk përpiqen për të gjetur dikë. Projekti që jeni duke u marrë aktualisht do të finalizojë me sukses.
Luani
Ju po lodheni nga kërkesat e shumta të partnerit. Komunikoni më shumë. Beqarët janë shumë të ndjeshëm sot dhe i sugjerohet të qëndrojnë në qetësi. Duket se po vuani shpirtërisht kjo gjë do ju ndikojë dhe në performancën tuaj në punë.
Virgjëresha
Nuk po kaloni ditë të mira me partnerin. Keni vetëbesim të ulët dhe jeni shumë të ndjeshëm emocionalisht. Beqarët janë të shqetësuar. Shëndeti nuk paraqitet në formën më të mirë. Por sot do të shkëlqeni në karrierë.
Peshorja
Merrni pak kohë larg partnerit sepse do ju nevojitet. Beqarët mund të kenë surpriza të papritura ditën e sotme. Karakteri sportiv që ju keni ndihmon shëndetin tuaj. Ju preferoni ashpërsinë dhe sinqeritetin sesa një punë të bërë keq.
Akrepi
Për ata që janë në një marrëdhënie do të kenë disa konflikte dhe zhgënjime. Beqarët ndihen të frikësuar për diçka të re. Kujdes çfarë konsumoni. Mos bëni premtime në punë nëse nuk arrini ti mbani.
Shigjetari
Mos mendoni vetëm gjëra negative për partnerin tuaj. Qetësoni vetën pasi do ju ndikojë dhe në shëndeti. Beqarët do të marrin kurajon për diçka të re. Puna duket stresuese dhe gjithçka duket si një luftë.
Bricjapi
Sot do të keni një ditë të shkëlqyer me partnerin. Për beqarët sugjerohet mos të marrin rreziqe përsipër. Kujdesuni për shëndetin edhe pse e keni të vështirë. Në punë keni presion dhe as vetë nuk e dini pse. Merreni me qetësi.
Ujori
Ju dhe partneri juaj keni disa çështje për tu sqaruar. Beqarët nuk duhet të kenë aq strandarte të larta kur nuk i plotësoni dhe vetë. Shëndeti është në gjendje të mirë. Në punë dëshironi të zhvilloheni më shumë por pa rezultat.
Peshqit
Do të jetë një ditë mjaft e mirë për çiftet. Po ashtu beqarët do të takojnë dikë dhe mundësitë për tu përshtatur janë të shumta. Shëndetit duhet ti jepni më shumë vëmendje pasi kërkon kujdes. Mos neglizhoni detyrat që keni në punë pasi mund t’iu ndikojnë negativisht.