“Plasin” polemikat, “armiku” i Messit vendos drejtësi në El Clasico (FOTO LAJM)

Ditën e shtunë në orën 21:00 do të luhet “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për La Liga.

Mateu Lahoz, arbitri i zgjedhur fillimisht për El Clasico-n, është ndalur nga një problem muskulor dhe në vendin e tij do të jetë Jesus Gil Manzano.

Në Spanjë ka polemika – Manzano është arbitri i vetëm që i ka treguar një karton të kuq Leo Messi-t me fanellën e Barcelonës. Gjithçka ka ndodhur në këtë sezon, gjatë finales së Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao-s, kur pak sekonda para fundit të ndeshjes argjentinasi ka goditur me top Villalibre-n dhe ka shkuar para kohe në dhomat e zhveshjes.

Shtuar 9.04.2021 11:04