Një ditë një djalë i vogël shkoi në shtëpi nga shkolla dhe i dha nënës së tij një letër të shkruar nga mësuesi i tij i fillores. Djali e pyeti se çfarë thuhej në letër dhe e ëma ia lexoi letrën me zë të lartë, me lot në sy: “Djali juaj është gjeni, mësuesit tanë nuk mund t’i mësojnë më asgjë. Ju lutemi kujdesuni për të”. Djali u gëzua pamasë nga fjalët e mësuesit të tij. Ndërkohë e ëma po punonte përherë e më shumë me të birin për t’i mësuar çdo gjë, që ai të bëhej i aftë.
Shumë vite më vonë, pas vdekjes së nënës së tij, djali po hidhte një sy në fotot e familjes ku aty gjeti letrën origjinale të mësuesit të tij të fillores. E hapi atë dhe lexoi: “Djali juaj ka mangësi mendore. Ne nuk jemi më në gjendje ta ndjekim bashkë me mësuesit e tjerë, ndaj ju sugjerojmë ta mësoni sa më shumë djalin tuaj gjatë pasdites”.
Të lidhura
None found
Djali në fjalë, quhej Thomas Edison. Në atë kohë ai ishte bërë tashmë një shpikës i famshëm. Thomas Alva Edison ishte një shkencëtar dhe biznesmen amerikan, i cili është përshkruar si shpikësi më i madh i Amerikës. Ai zhvilloi shumë pajisje në fusha të tilla si prodhimi i energjisë elektrike, komunikimi masiv, regjistrimi i zërit dhe filmat.
Edison, duke lexuar letrën, shpërtheu në lot dhe shkroi një letër tjetër me shkrimin e tij, duke ia ngjitur letrës së mësuesit si një kundërpërgjigje: “Thomas Edison ishte një fëmijë me një çrregullim mendor. Falë përpjekjeve të nënës së tij, ai u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të tij”./bota.al
