Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar arrestimin e hajdutëve dhe të rilindasve nga SPAK.
Ai i ka kërkuar drejtësisë që të heqë “shaminë” që Rama i ka vendosur para syve dhe të nisë të hetojë.
“Mirëmbrëma të gjithëve dhe faleminderit për pjesëmarrjen dhe vështirësitë për të arrtitur sot këtu, në një vend të veçantë sepse është skenë krimi.
U bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi, që SPAK ta heqë atë shaminë që i ka vënë Rama para syve. Të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindasit pas hekurave”, u shpreh Meta./albeu.com/