Hetimet për Erion Veliajn/ Gruaja e Elman Abules, mikut të kryebashkiakut të Tiranës rikthehet në SPAK

Këtë të mërkurë, gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito, është paraqitur në SPAK, në kudër të hetimeve për Erion Veliaj.

Kjo është herë e dytë që Nito paraqitet në SPAK, pas dëshmisë 5 orëshe që ajo dha në 8 janar të këtij viti.

Kujtojmë se Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.

Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës.

Përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta mes çiftit Abule dhe Xoxe në disa vende të Evropës.

Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxes.

Nga kjo marrëdhënie e ngushtë miqësore, dyshohet se Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë.


Shtuar 16.04.2025 09:31