Selia blu po pret në heshtje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve kur mbeten edhe të pakën 7% e votave pa numëruar.
Mesditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim të paktën 30 minuta me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, raporton Abcnews.
Gjatë ditës së sotme në zyrën e Bashës kanë qenë edhe sekretari i PD Gazment Bardhi i cili që prej nisjes së fushatës ishte zhvendosur në qytetin e Elbasanit.
Më pas Basha ka pasur takime edhe me kandidatët Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku.
Burime bëjnë me dije se aktualisht ekipet demokrate po hartojnë denoncimet me rastet e konstatuara të shitblerjes së votës.
Ndërkohë në orët e pasdites pritet një dalje për mediat e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me qëndrimin e partisë së tij pas rezultatit final.