Helikopteri u rrëzua në det në Greqi, gjendet trupi i pajetë i pilotit

Piloti i helikopterit që u rrëzua në det në plazhin Achladiou mëngjesin e djeshëm në Evia është gjetur i vdekur ditën e sotme.
Sipas informacioneve, rojet bregdetare kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë mëngjesin e sotëm. Piloti u gjet 52 metra në thellësi, brenda trupit të helikopterit.

Përveç mjeteve lundruese të rojës bregdetare dhe mjeteve lundruese private, në hetim ka marrë pjesë edhe një ekip i Njësisë së Misioneve Nënujore të Rojës Bregdetare.

Sipas informacioneve të Shërbimit të Aviacionit Civil, helikopteri A-109 është ngritur mëngjesin e djeshëm nga heliporti i Afidna-s, ndërsa piloti informoi se do të ulej në Mantoudi të Evias. Helikopteri u ul në orën 09:00 të mëngjesit dhe u ngrit në orën 10:13 nga Mantoudi dhe më pas i humbën gjurmët.


Shtuar 29.09.2023 11:17