E pazakontë në Fier, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në…varreza

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Fier ditën e sotme pranë varrezave publike.

Një automjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga një i moshuar është përplasur me një qivur, teksa ka humbur kontrollin e automjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cili e ka shoqëruar ne komisariat për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje me dëme materiale.


Shtuar 29.09.2023 11:03