HARTA/ Era e acari kthejnë Shqipërinë në “frigorifer”, por çfarë pritet të sjellë mbrëmja (FOTO LAJM)

Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq me temperatura të ulëta dhe erë të ftohtë.

Përgjatë ditës, era ka qenë mesatare ndërsa pritet të rritet në orët në vijim deri në erë të fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të sjellë që në brigjet detare dallgëzim të jetë 5 ballë. Ndërkohë mbrëmja pritet që të sjellë një dobësim të parametrit të erës.

Temperaturat e ajrit po ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 9°C.

Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë zonës malore, duke sjell dhe në Verilindje dhe Juglindje të vendit flokë dëbore. Parashikohet që në orët e mbrëmjes edhe në këto zona të kemi përmirësim të kushteve atmosferike./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 14:52