Hapen hesapet e vjetra! Melinda i kthen “diss-in” Taynës

Nora, Melinda dhe Gjiko bashkuan forcat dhe sollën mbrëmë në mesnatë këngën e tyre më të re, të titulluar “Ay Caramba”. Ky projekt ka shkaktuar një “furtunë” me komente.

Ajo që u vu më shumë re ishin fjalët e Melindës në këngë, që ndjekësit janë të bindur se janë drejtpërdrejt një “diss” për reperen Tayna.

“ughh qfar diss Taynes.Tayna : ki menu qe ki b** mu shty me mu po ki harru qe i ki silikon…Melinda : kush osht tu rrejt qe i kom silikon kush po gjelozon le tma teston le tma kafshon”, është një nga komentet që fansat kanë bërë për këngën, mendim që i bashkohen shumë të tjerë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se kush do të jetë “dissi” i rradhës, pasi duke njohur natyrën e Taynës, nuk ka për ta lënë me kaq.

Kujtojmë se para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.

Megjithëse nuk pritej që Gjiko t’ju bashkohej këngëtareve, ai i njeh të dyja shumë mirë sepse ka bashkëpunuar edhe më herët me to.

Reperi numëron dy bashkëpunime në repertorin e tij muzikor me Nora Istrefin. Të dyja këngët si “Gabime” dhe “Anna” kanë rezultuar mjaft të suksesshme, sidomos kjo e fundit që bëri namin gjatë gjithë vitit të shkuar. Ndërsa me Melindën, Gjiko ka realizuar vetëm një duet, “X5”, që vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara, edhe pse është publikuar 8 muaj më parë.  /ICONSTYLE

 

Shtuar 7.07.2021 19:26