Grup gjobvënës në Fier, Artan Hoxha zbulon skemën e frikshme: Janë të fuqishëm, kanë akses te Tatimet

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë për një grup gjobvënësish që operojnë në Fier.

Sipas tij kësaj skeme nuk po i gjendet një zgjidhje dhe shteti po dështon për t’i ndëshkuar.

Komentet Hoxha i bëri në studion e ABC Neës, ku ishte i ftuar.

Hoxha shtoi gjithashtu se ata kanë arritur të ketë akses në Drejtorinë e Tatimeve, ku merr informacion për rimbursimet në radhën e biznesit.

“Kjo është një çështje komplekse. Disa nga vrasjet e pazbuluara që kanë ndodhur në Elbasan-Peqin Rrogozhinë, viktimat kanë qenë shtetas që sapo kanë ardhur nga jashtë. Që do të thotë se autorët vrasjeve kanë pasur akses në sistemin Tims dhe çdo punonjës policie që hyn aty lë në gjurmë. Vrasje që kanë pasur objektiv shtetas që sapo kanë ardhur në Shqipëri. Informon kanë marrë  brenda radhëve të shtetit. Bota e krimit nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë të sigurojë të dhëna sensitive.

Në Fier gjoba u vendosesen biznesmenëve, është një nga krimet që nuk po u i gjendet zgjidhje. Një grup kriminal shumë i fuqishëm kishte akses te drejtoria e Tatimeve dhe merre vesh se cila nga bizneset do TVSH. Ai që merrte mbi 500 milion  lartë ata i çonin faturë. Ata po i vinin gjobë dikujt që i kishte ato para. Nga e dinin ata sepse drejtoheshin menjëherë te biznesi sapo ishte rimbursuar nga shteti,” deklaroi gazetari, teksa komentoi publikimin e të dhënave të qytetarëve./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 14:31