Gonzato: Drejtësia ka nevojë për guxim, integritet dhe ndershmëri, institucionet s’duhet të veprojnë të shkëputura

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare kushtuar ndërveprimit të drejtësisë me median.

Në fjalën e tij, ai vuri theksin te nevoja që institucionet të shoqërohen jo vetëm me ligje, por edhe me një transformim të kulturës dhe mendësisë.

Të lidhura

None found

Gonzato theksoi se kjo është një detyrë që kërkon guxim, integritet dhe ndershmëri.

“Prania jonë këtu tregon qartë mbështetjen për Shkollën e Magjistraturës. Ju filloni një fazë të re ku do të ofroni shërbimin tuaj. Ju do të keni edhe pozicione të nivelit të lartë por mbi të gjithë një shërbim publik, sepse vendimet tuaja do të përkufizojnë edhe drejtësinë. Përgjegjësia që ju keni është tejet e madhe dhe kjo kërkon shumë e më shumë se vigjilencë, kërkon integritet, guxim, kurajë, por edhe faktin të jeni të përulur, jo arrogantë. Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në objektin e saj për në BE, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Ju do jeni ata që do merrni masa që ligji të respektohet e zbatohet. Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, por kërkojnë edhe ndryshim kulture, unë nuk jam i bindur ende që është arritur ky ndryshim mendësie. Duhet të mishëroni kulturën e pavarësisë së drejtësisë jo vetëm me ligje, por edhe me sjellje profesionale dhe udhëheqje morale”, tha ai.


Shtuar 29.06.2026 10:24

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio