GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit! Banorët në protestë prej 8 muajsh

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e banorëve të Rrjollit, për ndërtimin e resortit në zonën e Rrjollit.

Gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, ka pranuar ankimin e banorëve dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e ngritura prej tyre.

Të lidhura

None found

Banorët kanë kallëzuar për vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe korrupsionin, ndërsa në kallëzimet e tyre janë përmendur edhe persona dhe subjekte të lidhura me projektin e resortit.

Sipas këtyre të fundit, projekti “Baks Bay”, po ndërtohet në tokë të vjedhur dhe në kundërshtim me ligjin.

Banoret ndodhen prej 8 muajsh në protestë, ku ka pasur edhe përplasje fizike me rojet e sigurisë dhe policinë.


Shtuar 23.09.2026 15:25

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet