Gjermania ndalon personat e pavaksinuar të hyjnë në dyqane dhe bare

Gjermania ka njoftuar kufizime të reja gjithëpërfshirëse për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi se njerëzit e pavaksinuar do të ndalohen të hyjnë në shumë vende publike, përfshirë dyqanet dhe ngjarjet jo thelbësore, përveç nëse ata janë shëruar së fundmi nga Covid.

“Kultura dhe koha e lirë në mbarë vendin do të jenë të hapura vetëm për ata që janë vaksinuar ose shëruar”, thotë Merkel.

“Ne e kemi kuptuar që situata është shumë e rëndë dhe se duam të marrim masa të tjera përveç atyre të marra tashmë”, shton ajo.

Merkel tha gjithashtu se një mandat vaksinimi mbarëkombëtar mund të vendoset nga shkurti i vitit 2022, pasi të jetë diskutuar në parlament./albeu.com


Shtuar 2.12.2021 15:24