Amèle Debey, gazetare zvicerane, themeluese dhe kryeredaktore e medias së pavarur ‘L’Impertinent’, ka raportuar mbi valën e protestave qytetare që prej muajsh po zhvillohet në Shqipëri.
Për të kuptuar nga afër arsyet që çuan në nisjen e revoltës popullore, Debey ka vëzhguar dinamikën e tubimeve dhe situatën në terren, duke vizituar Tiranën, Vlorën dhe zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës.
Të lidhura
None found
Sipas kryeredaktores së ‘L’Impertinent’, mesazhi i përcjellë nga reagimi i qytetarëve shqiptarë nuk kufizohet te largimi i një politikani të vetëm, por synon transformimin e plotë të sistemit.
“Prej më shumë se një muaji, mijëra shqiptarë dalin në protestë çdo mbrëmje, pasi përfundojnë punën, pa e paralizuar vendin. Kërkesa e tyre nuk është dorëheqja e vetëm një personi. Ata duan përfundimin e 35 viteve gjatë të cilave pushteti ka mbetur në duart e të njëjtëve emra. Ne vizituam Tiranën, Vlorën dhe lagunën e Nartës”, deklaron Amèle Debey.
