Garo: Kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë

Pas deklaratave që kryeministri bëri lidhur me rritjen e pagave dhe uljen e taksave, ka reaguar dhe Partia .

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo  thotë se “kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë”.

Garo thekson se PD, nëse vjen në pushtet, “do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian”.

Deklarata

Kryeministri nё largim, pas 8 viteve dёshtime, Rama sёrisht iu drejtua shqiptarёve me premtime boshe. Edhe vetё Rama nuk i beson mё vetes sё tij dhe atyre qe thote.

Cdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs.

Te gjithe shqiptaret e kane te qarte që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.
Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet.

Ёshtё koha pёr ndryshim. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё.


Shtuar 15.03.2021 13:53