Çdo ditë zbulohet një mashtrim i ri në “Përputhen”? Ç’bëjnë Jasmina, Sara, Loco dhe Antonela në një tavolinë

Gjatë këtyre javëve, në emisionin “Për’puthen” u bë nami për shkak të sherreve të mëdha që ndodhën në studio mes konkurrentëve.

Fillimisht Jasmina dhe Sara, të cilat u zunë për Andin dhe prishën shoqërinë e tyre. Gjatë puntatave, dy vajzat ofendonin shpesh njëra-tjetrën dhe u hoqën nga rrjetet sociale.

Ato deklaruan se shoqëria e tyre u prish dhe të gjithë i dinin “armike”.

Po ashtu edhe Elvisin me Antonelën, teksa kjo e fundit shpërtheu në lot nga statusi thumbues i Elvisit, pas puthjes së saj me Atdheun. Elvisi publikoi foton e një litari duke “dënuar” Antonelën, ndërsa opinionisti Arjan Konomi kërkoi që konkurrenti të përjashtohej nga “Për’puthen”.

Po kështu menduam edhe për Elvisin dhe Antonelën, “armiq të përbetuar” të njëri-tjetrit. Por gjërat s’qenkan siç duken!

Faqja “Vipat e Bllokut” në Instagram ka publikuar një story të Jasminës në Snapchat, ku tregojnë se shihet në tavolinë me Sarën, Antonelën dhe Elvisin.

Duket se ata ndodhen në një ambient me muzikë, teksa festojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndaj, ky bashkim ka ngritur shumë pikëpyetje tek ndjekësit e emisionit. Edhe sherret Jasmina-Sara dhe Antonela-Elvis kanë qenë me skenar?

Asnjëri prej konkurrentëve s’ka reaguar ende pas postimit që po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Shtuar 15.03.2021 02:03