Fitoi çmimin Grammy, Behgjet Pacolli publikon foton e të bijës me Dua Lipën (FOTO LAJM)

Dua Lipa vazhdon t’i bëjë krenar të gjithë shqiptarët me arritjet e saj.

Mbrëmë ajo fitoi çmimin në “Grammy Awards 2021”, për çmimin më të mirë në zhanrin pop.

Edhe Behgjet Pacolli nuk e la anash urimin e tij për Duan e cila po korr suksese të një pas njëshme.

Duke e publikuar një imazh të vajzës Hanës bashkë me Duan ai shkroi: Hana Pacolli me fituesen e radhës të çmimit “Grammy”, Dua Lipa. Këtë herë për albumin më të mirë në zhanrin “Pop”. Urimet e mia më të ngrohta Dua!


Shtuar 15.03.2021 13:47