Gara në PD, Basha: Më 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi

Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook shkruan se me 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi.

Më tej Basha shkruan, nuk heqim dorë nga demokracia.

“Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetar të PD-së janë të dielën dhe përballë Lulzim Bashës do të jenë kandidatët Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli./albeu.com


Shtuar 10.06.2021 19:03