Rivalja nuk i ndahet Bashës: E sfidoj, nuk shkel dot në SHBA prej 4 vitesh!

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ishte ditën e sotme në Malësi të mAdhe, nga ku kërkoi mbështjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës, teksa tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet.

Gjatë bisedimit me mbështetësit demokratë, Harxhi kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit duke filluar nga PD, që sipas saj brenda ka anëtar të ish-sigurimit të shtetit.

Harxhi nuk nguroi të sfidonte edhe kreun në detyre të PD-së, Bashën, duke thënë se SHBA i ka refuzuar vizën.

Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë.Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë” tha ajo.

75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të dielën. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

 


Shtuar 10.06.2021 19:02