“Fundosi” 8 banda, Gjykata e Posaçme vendos për Nuredin Dumanin

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arresti në burg” Nuredin Dumanit.

Komunikimi Dumanit i është bërë në ambientet e spitalit ku po qëndronte për arsye sigurie.

Gjithashtu bëhet me dije se seanca për të arrestuarit e tjerë do të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit.

Pas arrestimit ai ka treguar gjithçka për prokurorët e SPAK, duke marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Rrëfimet e tij çuan në zbërthimin e tetë bandave të rrezikshme kriminale në vend. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa pas hekurave janë 18 persona./albeu.com/