“Fundoset” banda shqiptare në Spanjë, 23 shtëpi bari nën kontroll! Çfarë tjetër u zbulua (VIDEO)

Një Bandë shqiptare goditet në Spanjë gjatë një operacioni të madh ku ranë në pranga edhe shumë shtetas të tjerë.

Bëhet fjalë për 23 shtëpi bari të zbuluara, armë dhe para.

Finalizohet megaoperacioni i koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Vijojnë ende hetimet atje, për të nxjerrë në pah të gjitha detajet e orgnizimit të procesit të paligjshëm të trafikut të drogës dhe armëve./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 11:32