Rita Ora e tepron me zhveshjen në Instagram, e ëma “e kritikon” publikisht (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Rita Ora nuk nguron të publikoj herë pas here foto provokuese para 16 milion ndjekësve të saj në Instagram.

Komentet e nënës së saj i vjedhin jo rrallë herë vëmendjen Rita Orës dhe kështu ka ndodhur edhe në fotot e fundit ku ajo ka pozuar me të brendshme që I tregojnë pakëz më shumë se duhet.

“Ato kupaçke të vogla”, ka shkruar nëna e këngëtares në komentin e saj dhe ka marrë menjëherë shumë reagime nga ndjekësit.

Kujtojmë se Rita Ora po shijon romancën e saj me regjisori Taika Waititi dhe çifti e kanë çuar një hap më larg lidhjen e tyre duke planifikuar ditën e dasmës në një moment sa më të përshtatshëm dhe të shpejtë./albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 11:37