Fshihej prej 5 vitesh, kapet durrsaku i dënuar për plagosje

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33 vjeçar me iniciale G.P pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje më armë zjarrin.

33-vjeçari u arrestua në një lokal të cilin e kishte marrë më qira në lagjet 14 në Durrës , ndërkohë që gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se shtetasi G. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

33-vjeçar ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.03.2021 10:07