Ndeshja me Arsenalin, Mourinho nuk harron të thumbojë “topçinjtë”

Ndeshja me Arsenalin, Mourinho nuk harron të thumbojë

Në prag ndeshjen me Arsenalin, Mourinho nuk ka ngurruar të thumbojë skuadrën kundërshtare me deklaratat e tij kontraverse.

Ndeshja e vlefshme për javën e 28 të Premier League do të luhet në Emirates.

I pyetur se sa i brengosur është për formën e mirë që po kalon Arsenali, “special one” u përgjigj:

“Unë nuk shikoj poshtë, vetëm lart”, tha ai.

“Nëse Arsenali do ishte shtatë pikë më lart nesh, atëherë do ti shikoja por realiteti është që ne kemi shtatë pikë më shumë, dhe unë nuk shikoj poshtë”, tha ai.

“Në anën tjetër, ne gjithmonë përgatitemi për ndeshjen e radhës, qoftë ajo me Arsenalin ose Aston Villan”, tha Mourinho.

“Në ndihemi më mirë sepse jemi në një pozitë më të favorshme, por nuk ka rëndësi nëse është një derbi apo ajo, është ndeshje në Premierligë dhe tre pikë janë atë për tu marrë, ne e dimë çfarë duhet bërë” përfundoi Jose Mourinho. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 10:19