Frika prej luftës, brazilianët e Shakhtar dhe Dynamo duan ndihmë (VIDEO)

Rusia ka futur trupat ushtarake në Ukrainë dhe frika në popull është e madhe. Nuk bëjnë përjashtim as futbollistët.

Gazetari Arthur Quezada ka publikuar një video ku shfaqen futbollistët brazilianë të Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kyiv, së bashku me familjet e tyre.

Ata i kërkojnë ndihmë autoriteteve braziliane që t’i largojnë nga Ukraina, ku aktivitetet sportive janë pezulluar për 30 ditë. / h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 12:20