Kavaja është ndër Bashkitë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë në këto zgjedhje lokale.
Fisnik Qosja la pas kryebashkiakun aktual dhe kandidatin socialist Redjan Krali, i cili pranoi humbjen.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar fitoren Qosjes, duke ndarë një video nga festa e fitores në rrugët e qytetit.
“Kavaja feston fitoren e z. Fisnik Qosja! Mirënjohje demokratëve dhe qytetarëve të Kavajës. Urime kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës!”, shkruan Berisha.