Mentor Petrela, shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUTka festuar 72-vjetorin.
Mjeku i njohur shqiptar nuk del shpesh në intervista duke qenë se është shumë i lidhur me punën.
Por dhëndri i tij, Redi Jupi ka postuar një foto nga festa bashkë me nipër e mbesa të doktorit të famshëm. Ky i fundit shihet i veshur me një smoking dhe pozon me vajzën, dy nipërit dhe mbesën e tij. “Edhe 100 Papy”, shkruan Jupi krahas fotos së publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar gjatë rrugëtimit në profesionin e tij.
Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?
Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.
Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?
Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.
Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?
Mentor Petrela: Po.
Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni ope ruar?
Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.