Aktore Arjola Demiri, pjesëtare e shtëpisë së Big Brother Vip, ka qenë një ndër personat më të komentuar gjatë kohëve të fundit.
Kjo pas historive të dhimbshme të treguara prej saj dhe traumave familjare që ka kaluar pas tradhëtisë dhe dhunës së shkaktuar nga ish-burri.
Ish-bashkëshorti Ajax Boshnjaku dhe aktorja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.
Sot Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër. E çuditshmja është se aktorja ka çështje penale të hapur me partneren aktuale të ish-bashkëshortit të saj, raporton Albeu.com.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes të dyjave, por duket se marrëdhëniet nuk janë aspak miqësore./albeu.com/