Escobar qetëson Ballkanin: Nuk do të ketë luftë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se në Bosnjë e Hercegovinë nuk do të ketë luftë dhe shtoi se Serbia do të ketë mbështetjen e SHBA-së për sa kohë ndjek drejtimin europian.

Eskobar u shpreh shtoi gjithashtu se nuk do të ketë luftë në Bosnjë e Hercegovinë, por sipas tij vendet duhet të fokusohen te zhvillimi ekonomik.

Ai tha për Al Jazeera se presidenti serb Aleksanër Vuçiç do ta shijojë suportin e SHBA-së për aq kohë sa vazhdon të ndjekë drejtimin

“Marrdhënia jonë me Serbinë nuk është as e mirë as e keqe, është e komplikuar. Shpresoj që kjo marrdhënie në zhvillim, që kemi me Serbinë, do të ndihmojë stabilitetin në rajon. Nuk do të ketë luftë në BiH dhe nuk e kuptoj pse njerëzit po flasin për luftë. Duhet të ishin duke folur për zhvillimin ekonomik. Kur njerëzit shkojnë drejt kutive të votimit, mendoj se kanë opsione të qarta mes atyre që duan të vijojnë ndarjet etnike të 1990-ës dhe të atyre që ecin përpara,” tha ai.

Pritet që në ditët në vijim, Eskobar të vizitojë rajonin, ku do të mbajë disa takime me liderët përkatës./albeu.com/