Zbulohet skandali në Krujë: Afër depove të ujit gjendet stalla e bagëtive, uji i pisët u përzie me atë të pijshëm!

Detaje të reja janë zbuluar nga helmimi i qytetarëve në Krujë.

Burimet nga hetimet bëjnë me dije se helmimi i qytetarëve ka ardhur si pasojë e ujit të kontanimuar.

Përgjigjja e analizave të mostrave të ujit të marra nga Kujdesi Shëndetësor në Krujë dalin të mërkurën, ndërkohë që ato të marra nga Instituti i Shëndetit Publik vonojnë edhe dy ditë të tjera.

Sipas burimeve depot e ujit kanë shumë pranë tyre një stallë bagëtish, fekalet e të cilëve dyshohet mund të kenë depërtuar në brendësi të depos, sipas TCH.

Ndërkohë që qytetarët e Krujës ende vijojnë të shfaqin problem shëndetësor si gastroenterite, të vjella e diarre.