EMRI/ U mundua të gënjente “sy për sy” gjykatësin, shqiptari e pëson keq pasi u kap në shtëpi bari

Një tjetër i ri shqiptar është arrestuar pak muaj më parë në Covertry, Angli pasi u kap në një shtëpi bari. Në pranga u vu 20 vjeçari Eglison Delibashi pasi u gjet brenda ndërtesës në momentin e aksionit.

Disa javë më parë, 20 vjeçari Eglison Delibashi doli para gjykatësit ku arsyetoi  se kishte qenë I detyruar për të punuar në atë shtëpi duke i shërbyer për muaj të tërë rrënjeve të kanabisit.

Sipas mediave britanike, fillimisht i riu mohoi të kishte lidhje me “shtëpinë e barit”, por pasi u përball me provat e policisë tha se kishte ishte kërcënuar për të bërë një shërbim të tillë dhe që të mos largohej nga shtëpia pa lejen e “punëdhënësit” që sipas tij quhej Spiro.

Ai tha se e kishte korrur dy herë kanabisin dhe kjo që u kap ishte hera e tretë. Në dy korrjet e para deklaroi se ishte paguar nga 4 000 paund secila, të cilat i kishte dërguar në Shqipëri me qëllim financimin e kurimit të së motrës që ishte sëmurë, shkruan abcneës.al.

Pkërisht kjo deklaratë i hapi punë Eglison Delibashit, pasi sipas gjykatësit edhe pse kishte qenë i detyruar të punonte aty siç deklaroi, ai kishte patur një pritshmëri për punën që bëntë.

Pikërisht ky argument, dhe fakti se shtëpia i kishte të gjitha kushtet dhe investimi dukej mjaft i madh, bënë që gjykatësi ta dënonte shqiptarin jo me 6 muaj burg siç ndodh në këto raste, por me 8 muaj.

Vendimi u kundërshtua nga avokati i Eglison Delibashit, por gjykatësi nuk e mori parasysh duke risjellë në vëmëndje arsyetimin e mësipërm.

 


Shtuar 14.08.2021 11:00