La MMA-në për futbollin, kush është skuadra ku ka firmosur Khabib

Kampioni në MMA, Khabib Nurmagomedov, ka zbuluar një passion të ri te vetja. Ai ka vendosur të përfshihet në ekipet e futbollit.

Pasi braktisi sportin e MMA-së ka habitur me vendimin e tij. Legjenda e MMA-së, ka firmosur një kontratë zyrtare si futbollist profesionist me klubin e Legion Dinamo, e cila militon në ligën e tretë të Rusisë.

Khabib njihet si një adhurues i futbollit, ku ka shumë miq futbollistë duke veçuar Kristiano Ronaldon dhe Kilië Mbape.

Lajmin e zyrtarizimit si futbollist të Khabib Nurmagomedov e ka bërë publike vetë klubi i Legion Dinamo ku i uron mirëseardhjen legjendës së MMA-së./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 11:01

Tags: , ,