EMRI/ “Ngec” hetimi! 34 vjeçari i prangosur për tritolin në banesën e Dukës nuk pranon autorësinë

Në një kohë që autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, u arrestua, hetimet kanë marrë një tjetër kthesë.

Kjo pasi autori i dyshuar i ngjarjes, 34 vjeçari Arlen Hasanaj, nuk e ka pranuar autorsinë.

Para grupit të hetuesve ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e Dukës.

Ndër të tjera sipas informacioneve rezulto se autori i dyshuar Hasanaj nuk ka qenë asnjëherë person me precedentë të mëparshme penale.

Ndërkohë arrestimi i tij është bërë brenda 24 orëve përmes verifikimit të lëvizjeve të tij nga kamerat e sigurisë. 34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës, nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat. Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market, Euroshop.

Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 11:19