Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën e 17 anëtarëve të zgjedhur që kanë qenë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike gjatë katër viteve të fundit.
Në përbërjen e re që do të dalë nga Këshilli Kombëtar, nuk do të përfshihen nëntë anëtarë, të cilët ishin ndër mbështetësit e tij në fazat e para të Foltores dhe Rithemelimit.
Të lidhura
None found
Mes emrave që mbeten jashtë këtij forumi të rëndësishëm të demokratëve janë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si edhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.
Anëtarët e kryesisë që nuk do të jenë pjesë e saj janë Aldo Bumçi, Bardh Spahia, Eno Bozdo, Fatbardha Kadiu, Florion Mima, Ina Zhupa, Jozefina Topalli dhe Sorina Koti.
