Qeveria i jep falas 88.5 hektarë në Vlorë kompanisë turke RAMS Albania

Në mbledhjen e 30 qershorit, Këshilli i Ministrave miratoi transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të zhvillojë projektin e investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

Sipas vendimit të qeverisë, sipërfaqja e tokës shtetërore do të vihet në dispozicion për realizimin e një zone të lirë ekonomike në Vlorë. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Të lidhura

None found

Kompania “RAMS Albania” rezulton e lidhur me Mehmet Faruk Burbul, pronarin e korporatës ndërkombëtare “RAMS Global”, me seli në Almaty të Kazakistanit (Shikoni detajet e kompanisë RAMS ALBANIA). Projekti i parashikuar në Vlorë kap vlerën e rreth 100 milionë dollarëve dhe synon ndërtimin e një zone të integruar ekonomike, të konceptuar si park industrial dhe teknologjik.

Zona pritet të përfshijë komponentë të automatizimit, inteligjencës artificiale dhe prodhimit të lehtë industrial, ndërsa hapësirat brenda saj do të jepen me qira për operatorë të ndryshëm ekonomikë.

Megjithatë, vendimi i fundit i qeverisë për t’i vënë në dispozicion RAMS Albania një sipërfaqe prej 88.5 hektarësh tokë shtetërore në Vlorë vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe gjeostrategjik, kur burime diplomatike dhe të sigurisë flasin për pakënaqësi në Ankara ndaj qeverisë Rama, për shkak të afrimit të Tiranës me Izraelin në sektorët e mbrojtjes dhe turizmit, si dhe me Italinë në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe Pashalimanin.

Por ajo që e bën më “ekzotik” këtë projekt është lidhja e RAMS Global me aktorin e njohur turk Burak Özçivit. Nga informacionet e publikuara më herët, prej muajit mars 2025, Özçivit është bërë imazh dhe partner i RAMS Global. Bashkëpunimi u prezantua nga vetë kompania, duke e lidhur aktorin me disa projekte të grupit, përfshirë “Pavilion by RAMS” në Irakun e Veriut dhe “RAMS Beyond Almaty” në Kazakistan.

Burak Özçivit nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Në verën e vitit 2025, aktori turk kaloi pushimet në vendin tonë dhe u ndal edhe në Vlorë, ku u prit nga kryebashkiaku i atëhershëm, Ermal Dredha.

Në atë kohë, Dredha shkruante në rrjetet sociale se Vlora i kishte lënë mbresa të shkëlqyera aktorit turk, ndërsa vizita e tij shkaktoi interes të madh publik, me dhjetëra qytetarë që prisnin për të bërë fotografi me të.

“Nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë të prisnin në radhë për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera”, shkruante asokohe Dredha.

Ende nuk dihet nëse vizita e aktorit turk në Vlorë ishte vetëm për arsye pushimi dhe promovimi turistik, apo lidhej edhe me interesat e tij të biznesit si partner dhe imazh i grupit RAMS Global. /albeu.com/


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet