Jo vetëm tritol dhe kërcënime, vëllezërve Duka “u skanojnë” edhe kompanitë! Reagon Dhoma e Tregtisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka reaguar pas kontrolleve sipas saj të befasishme në kompanitë e Agron dhe Armando Dukës.

Sipas autoritetit në fjalë, ata ndihen të kërcënuar përballë presionit të ushtruar nga shteti.

Në fund të deklaratës së tyre, ata kanë bërë thirrje që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të hiqte dorë nga kontrollet e befasishme dhe të zbatonte ligjin pa u ndikuar nga askush.

“Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Durrës, ndoqi me shqetësim zhvillimet e ditës së hënë në kompaninë “Aiba” dhe biznese të tjera të vëllezërve Agron dhe Armand Duka. Kontrolli i ushtruar mbi këtë kompani nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve menjëherë pas zhurmës mediatike që pasoi publikimi i audiopërgjimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndërsa fliste me shprehje të papërshtatshme, ngjante me një reagim të pamenduar”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e bërë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme, lufta e fshehtë mes Armando Dukës dhe Erion Veliajt, ka dalë në shesh dhe po zhvillohet para kamerave. E gjitha për kontrollin e FSHF-së./albeu.com/

Shtuar 25.01.2022 13:21