EMRI/ Ndodh në Tiranë! Menaxheri dhe punonjësja “rrjepin” kompaninë ku punojnë

Policia e Tiranës ka bënë në pranga një të ri në Tiranë dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetase pasi akuzohen për mashtrim dhe vjedhje në kompaninë ku punonin.

Policia bën me dije se  shtetasi A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, në bashkëpunim me shtetasen J. D., 35 vjeçe, , kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se menaxheri i arrestuar është shtetasi  Aurrest Dervishi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin. /Albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 15:51