EMRI/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kurbin 34-vjeçari

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka bërë të mundur arrestimin e Vis Lika alias Admir Rrika 34 vjeç.

I riu është arrestuar në Kurbin dhe do të ekstradohet drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ky shtet.

Mbi 34-vjeçarin rëndon akuza “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Njoftim policie

Kurbin / Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Firenze”.

Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë,34 vjeç i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:

-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com