EMRAT/ Emërimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ i propozon Metës dy kandidatura

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta dy kandidatura për emërimet në Gjykatën e Lartë.

Sipas burimeve, bëhet fjalë se dy kandidaturat janë Margarita Buhali, Enton Dhimitri.

Kujtojmë se presidenti Meta ka kompetenca të plota në detyrën që mban deri më 24 korrik, datë kur merr zyrtarisht detyrën edhe presidenti i ri Bajram Begaj./albeu.com/