Emanuele Ndoj tërbon italianët, realizon dy supergola (VIDEO)

Brescia po fiton 3-1 ndaj Pordenones, në ndeshjen e vlefshme për Serie-B.

Padyshim, që njeriu protagonist për Bresican në këto 45 minuta të para ka qenë shqiptari Emanuele Ndoj, i cili ka dhuruar perla nga distanca.

Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka tundur dy herë rrjetën, ku të dy golat ishin thuajse identikë. I pari do të vinte në minutën e 9 të takimit, ku i gjendur jashtë zone, e djathta e Ndojit e ndal topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Ndërkohë 30 minuta më vonë do të shënonte edhe një tjetër kryevepër, teksa në njëjtën mënyrë si në golin e parë i dërgon shifrat në 3-1.

Shtuar 2.04.2021 09:04