Pas LDK, reagon dhe PDK: Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje, nuk dëshiron të marrë përgjegjësi (VIDEO)

UD-i detyrës s kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti po dëshrion ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do ta kundërshtojë këtë ligj që pritet sonte të shkojë në Kuvend.

“Kjo dramëe turpit është inicuar nga Qeveria e Kosovës. Në vend që të mblidhemi në Kuvend që të kemi një plan për vaksinimin e popullsisë së Kosovës, merremi me këtë çështje tani.  Reforma zgjedhore ndodh në mes të një dialogu mes pozitës dhe opozitës, qytetarëve, shoqërisë civile dhe mediave. Në vitin 2011 kur kemi bë një lifgj të tillë debati ka zgjat 12 muaj e tani po duan ta bëjnë për 12 orë. Kjo e ka emrin ngulfatje dhe fund të demokracisë. Ne nuk pranojmë t’i nënshtrohemi askujt por do të mbrojmë demokracinë. Albin Kurti dëshiron zgjedhje të reja, nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Problemi kryesor që vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme e ka emrin Albin Kurti” tha Hoxhaj  para mediave.


Shtuar 2.04.2021 21:13