Ekzekutoi kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën, gjykata greke jep vendimin për 50-vjeçarin shqiptar

Gjykata greke, ka dhënë sot vendimin për 50-vjeçarin shqiptar Fatmir Tarellarin, i cili vrau kunatin 33—vjeҫar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit, e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak, për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.

Menjëherë më pas është dorëzuar në polici.